Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për...

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza në Irak

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon zëvendësimin e...

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara...

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Dënohen me 11 vite burg katër të rinjtë shqiptarë në Britani, fituan mbi 500 mijë paund nga kanabisi

13 Shkurt 19:10

Gjykata britanike ka dënuar me 11 vite burg katër shqiptarë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen në shkallë të gjerë të kanabisit,

Mediat britanike shkruajnë se hetimet zbuluan se grupi kishte fituar mbi 500,000 paund midis viteve 2023 dhe 2025.

Sipas policisë në Essex, grupi i udhëhequr nga vëllezërit Sefedin dhe Eldi Tafa, kontrollonte plantacionet e kanabisit dhe siguronin materialet dhe pronat e nevojshme për kultivimin e tij. Ata u ndihmuan nga Servet Dobrushi, i cili merrej me organizimin e shitjes së kanabisit të prodhuar.

Ndërkohë Asterjo Sata dhe Reols Havalja, mbikëqyrnin kultivimet dhe shpërndanin kanabisin dhe fitimet në të gjithë vendin.

Operata e grupit u zbulua pas një hetimi, kur policia gjeti një plantacion kanabisi në Aragon Close, Southend, në mëngjesin e 30 gushtit 2023. Gjatë kontrollit të pronës, u gjetën 446 bimë kanabisi, 5,000 paund në para dhe një portofol që përmbante një patentë shoferi me emrin e Eldi Tafës. Në një ditar të gjetur, ishin të shkruara emrat “Alberti”, “Sefi” dhe “Olsi”, që ishte emri me të cilin grupi e njihte Havaljan.

Në vazhdim të hetimeve, Sefedin Tafa u arrestua në fillim të vitit 2024 në Ëestcliff. Gjatë kontrollit të makinës së tij, u gjetën 1400 paund dhe një video që tregon një plantacion kanabisi. Gjatë kontrollit të një shtëpie tjetër, u gjetën mbi 27 mijë paund dhe pothuajse 50g kanabis. Po ashtu, u zbuluan 10 kg kanabis në Caerphilly, Uells.

Në qershor 2024, Asterjo Sata u arrestua ndërsa udhëtonte nga Brighton në Southend, ku u gjetën mbi 34 mijë paund, një armë dhe dy telefona. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, u gjetën sende luksoze dhe veshje të shtrenjta. Një hetim më i gjerë zbuloi një plantacion kanabisi të sofistikuar në Rochford Avenue, Ëestcliff, me një vlerë rreth 35,550 paund.

Përfundimisht, grupi i krimit të organizuar u akuzua dhe, pasi secili pranoi akuzat, u dënuan me dënime të ndryshme. Sefedin Tafa u dënua me 4.5 vjet burg, Asterjo Sata me 32 muaj, Reols Havalja me 23 muaj dhe Servet Dobrushi me 27 muaj burg. Eldi Tafa është ende në arrati jashtë Britanisë dhe kërkimi për arrestimin e tij vazhdon.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
Britani Dënohen shqiptare Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza në Irak

më shumë...

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres

më shumë...

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

më shumë...

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren. Njëra prej 15-vjeçareve lihet në “arrest shtëpie”, tjetra shtrohet në psikiatri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

4:11

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza...

3:47

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon...

3:25

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit...

2:50

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para...

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.