Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE!...

Këshilltari i kryeministrit sllovak jep dorëheqjen pas përmendjes së emrit të tij në dokumentet e skandalit Epstein

31 Janar 22:29

Miroslav Lajçak, një prej figurave më të spikatura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka dhënë dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Vendimi i tij vjen pasi emri i tij u përmend në dokumente që lidhen me skandalin e Jeffrey Epstein, financierit amerikan të dënuar për abuzime seksuale dhe trafikim njerëzish.

Çështja mori vëmendje të gjerë publike pasi u raportua se Lajçak kishte pasur komunikime të mëparshme me Epstein, çka ngriti dyshime dhe pikëpyetje mbi natyrën e këtyre kontakteve.

Sipas raportimeve, emri i Lajçakut figuron në disa shkëmbime komunikimesh me Epstein, duke nxitur debat dhe shqetësim në opinionin publik. Edhe pse ai ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme diplomatike – përfshirë detyra si ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi,  reagimet ndaj këtyre zbulimeve ishin të menjëhershme, raporton Pravda.

Në deklaratën e tij, Lajçak mohoi që komunikimet me Epstein të kenë qenë të natyrës kompromentuese. Ai theksoi se kontaktet ishin rastësore, informale dhe jo profesionale, duke shtuar se nuk ka përfituar asgjë prej tyre. “Nëse do të kisha qenë i informuar për natyrën kriminale të veprimtarisë së Epstein, nuk do të kisha pasur asnjë ndërveprim me të”, u shpreh ai, duke vënë gjithashtu në dyshim saktësinë e disa prej mesazheve të publikuara.

Nga ana e tij, kryeministri Robert Fico konfirmoi pranimin e dorëheqjes së Lajçakut, duke e cilësuar atë si një diplomat të jashtëzakonshëm. Fico kritikoi reagimet publike, të cilat i përshkroi si të ekzagjeruara dhe të bazuara në spekulime, ndërsa theksoi se dorëheqja synon të shmangë dëmtimin e reputacionit të shtetit sllovak në një periudhë të ndjeshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Epstein Miroslav Lajcak

Nga e njëjta kategori

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen

më shumë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane do t’i përgjigjet

më shumë...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

9:23

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

7:10

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.