Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me...

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy...

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë me plumb...

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin e parë...

Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur

23 Janar 14:26

Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision i përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për ta sqaruar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.

Sorensen e konfirmoi në një komunikatë të premten se Kosova dhe Serbia e zhvilluan takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët për personat e zhdukur të enjten në Bruksel.

“Bashkimi Evropian ka pritshmëri të mëdha që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur tepër gjatë për përgjigje”, tha ai.

Afër 1.600 njerëz vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë – nga lufta e viteve 1998-’99.

Ai sqaroi se palët kishin arritur pajtueshmëri për themelimin e këtij komisioni në dhjetor të vitit 2024.

Komisioni buron nga Deklarata e përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën kishin arritur marrëveshje Kosova dhe Serbia më 2023 në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Sorensen tha të premten se qëllimi i komisionit të përbashkët është ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj deklarate, “e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur, përfshirë personat e zhdukur me forcë, të ofrojë mbyllje për familjet e tyre dhe të nxisë pajtim dhe paqe të qëndrueshme”.

Sorensen zhvilloi bisedime të gjata veç e veç me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq të enjten në Bruksel.

Në fund të atyre takimeve, në orët e mbrëmjes ai e mbajti takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët.

Pas takimeve, Bislimi tha se “qëllimi ishte që të arrijmë pajtim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin”.

“Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv”, shtoi Bislimi.

Ndërkaq, Petar Petkoviq tha se ky ishte “takimi i parë i komisionit të përbashkët për zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur”.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse dhe shpresoj që pas këtij takimi të parë të përshpejtohen të gjitha proceset në drejtim të gjetjes së të gjithë personave të zhdukur”, tha Petkoviq./rel

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
BE kosove Serbi Sonrensen

Nga e njëjta kategori

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas bie nga dritarja dhe humb jetën

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i FA në përballimin e vatrave të zjarrit

më shumë...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

më shumë...

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të kaluar kufirin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

4:52

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë...

4:15

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin...

4:15

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët...

4:05

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet...

3:56

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:55

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe...

3:37

Ukraina godet objektiva strategjikë në Rusi, në...

2:56

Merr flakë makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë, shkak...

2:37

Zjarret në Shqipëri/ 12 vatra të reja...

2:15

Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • “Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për se...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.