Një shtetase kineze është proceduar penalisht nga policia, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me mijëra euro të padeklaruara.
Sipas policisë, 45-vjeçarja kishte me vete 61 755 euro dhe 10 000 dollarë
Njoftimi i policisë:
Tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë, pa i deklaruar sipas ligjit, procedohet penalisht 45-vjeçarja kineze.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. Ë., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv





