Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

IMO kundërshton tarifën 20% për Ngushticën e Hormuzit: Nuk...

Dita e 44-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ministri i Jashtëm iranian reagon ndaj Trumpit: Irani ka...

Marina Amerikane: Bllokada detare e porteve iraniane nis mbrëmjen...

Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon...

Rubio: Administrata e presidentit Trump, plan për të çmontuar...

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, Rama ndan...

Tensione për Hormuzin, Irani: Çdo mbështetje për SHBA-në do...

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Putin: Rusia po zhvillohet pavarësisht presionit nga “Perëndimi kolektiv”

Stuhi shkatërruese në Itali! Cikloni Harry lë pas mbi 1 miliard euro dëme në Siçili, Sardenjë dhe Kalabri

23 Janar 09:57

Vlerësimet e para tregojnë se dëmet e shkaktuara nga Cikloni Harry në Italinë jugore kapërcejnë shifrën e 1 miliard eurove. Në Siçili, dëmet janë vlerësuar fillimisht në 740 milionë euro, por autoritetet parashikojnë që shuma përfundimtare të tejkalojë 1 miliard euro, pasi të përfshihen edhe humbjet ekonomike të bizneseve të prekura. Ndërkohë, në Sardenjë dëmet llogariten në qindra milionë euro.

Guvernatori i Siçilisë, Renato Schifani, bëri të ditur se të dhënat paraprake janë përpiluar nga Departamenti Rajonal i Mbrojtjes Civile. Për përballimin e emergjencës, qeveria rajonale ka akorduar 70 milionë euro ndihmë të menjëhershme, nga të cilat 50 milionë do të shpërndahen menjëherë në zonat e prekura, ndërsa 20 milionë të tjera do të vijnë nga fondet e Asamblesë Rajonale të Siçilisë. Në ishull është shpallur edhe gjendja e emergjencës.

Edhe Sardenja vijon të monitorojë situatën, ndërsa guvernatorja Alessandra Todde konfirmoi se dëmet janë të konsiderueshme dhe kërkojnë mbështetje shtesë. Fenomeni atmosferik preku gjithashtu Kalabrinë, ku dallgët e fuqishme në Detin Jon shkaktuan shkatërrime të mëdha në zonat bregdetare.

Megjithëse nuk raportohet për viktima, cikloni ka dëmtuar infrastrukturën, banesat, objektet tregtare dhe portet. Dallgët e dhunshme kanë fundosur anije dhe kanë tërhequr varka deri në rrugët publike, ndërsa sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin. Në Siçili, peshkatarët artizanalë po përballen me vështirësi të mëdha, pasi dallgët kanë krijuar një diferencë prej rreth 1.5 metrash mes bregut dhe detit, duke rrezikuar ndërprerjen e punës për muaj të tërë.

Cikloni Harry u shoqërua me erëra deri në 150 km/h dhe dallgë rreth 10 metra të larta. Në Kalabri, autoritetet e mbrojtjes civile raportuan se bregdeti i Detit Jon u godit nga masa uji me fuqi të barabartë me një ndërtesë katërkatëshe.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Cikloni harry Itali

Nga e njëjta kategori

IMO kundërshton tarifën 20% për Ngushticën e Hormuzit: Nuk ka bazë ligjore

më shumë...

Plagoset me thikë 22-vjeçari në Fushë-Krujë

më shumë...

Dita e 44-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Ministri i Jashtëm iranian reagon ndaj Trumpit: Irani ka qenë dhe do mbetet gjithmonë roja i Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:43

IMO kundërshton tarifën 20% për Ngushticën e...

10:23

Plagoset me thikë 22-vjeçari në Fushë-Krujë

9:57

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

9:44

Dita e 44-të e protestës, qytetarët nisin...

9:22

Ministri i Jashtëm iranian reagon ndaj Trumpit:...

8:52

Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...

8:51

Fier/ Zjarr i madh në Grabian, digjen...

8:38

Marina Amerikane: Bllokada detare e porteve iraniane...

8:13

Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve,...

7:24

Sekreti për një zemër më të fortë?...

7:10

Policia Kufitare shpëton nga mbytja 9 turistë...

6:46

Zjarr i përmasave të mëdha në Llaman,...

6:44

Rubio: Administrata e presidentit Trump, plan për...

6:24

Amnistia prek edhe burgun e grave në...

6:23

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën,...

6:11

Tensione për Hormuzin, Irani: Çdo mbështetje për...

5:57

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër...

5:53

Putin: Rusia po zhvillohet pavarësisht presionit nga...

5:53

Çfarë duhet të vishni gjatë ditëve të...

5:33

Amnistia penale, 60 të dënuar në burgun...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shq...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.