Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat deklaroi ditën e sotme se mbështet investimet amerikane për ishullin e Sazanit, teksa shtoi se edhe në kohën kur ai ka drejtuar qeverinë, ka dashur që këtë ishull t’ia jap Silvio Berlusconit. Para meje shtoi Berisha, ka qenë Fatos Nano, ai i cili kishte një plan të tillë.
“Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar se nuk është kaq, në kohën që bëmë vlerësimin, ishte një ishull aspak i lakmueshëm. E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë, por ra kriza, mikut të shquar të kombit shqiptar Silvio Berlusconi”, tha Berisha.
Lexo edhe :
Related Posts
Por këto deklarata u hodhën poshtë nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
“U çua mjeshtri i gënjeshtrës dhe përmendi ish kryeministrin e ndjerë Fatos Nanon gjoja për një plan me Berlusconin për ishullin e Sazanit. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ishullin e sazanit. Nuk e di çfarë biseda ke bërë ti për Sazanin, por me Nanon nuk ka pasur një bisedë të tillë”, tha Balla./vizionplus.tv






