Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Beratit.
Sipas informacioneve të administruara nga bashkitë dhe institucione të tjera problematika janë evidentuar kryesisht për shkak përmbytje.
Në bashkinë Berat për shkak të prurjeve intensive ka dëmtin në një pjesë të argjinatures në fshatin Velabisht, në skarpatin e rrugës afër urës së fshatit Bilçë, përmbytje në rreth 230 ha toka bujqësore në NJAVelabisht dhe NJA Otllak, 4 banesa me prezencë uji, 1 kopësht femijesh dhe 1 qëndër shëndetësore në Otllak, si dhe 7 stalla bagëtish, dhe 8 ha serrë.
Situata po ndiqet nga Prefekti i Qarkut dhe Kryetarii i Bashkise Berat.
Në bashkinë Dimal, ka përmbytje të 15 banesave në lagjet Dafina dhe Gur i Bardhë, përmbytje e shkolles Muhamer Janina, përmbytje në toka bujqësore në fshatin Çiflik. Janë evakuar rreth 6 familje dhe po vijohet edhe me ndihmen e ushtrise edhe ne lagjen Dafinat per evakuim banorësh.
Aksioni po ndiqet nga N/Prefekti Kuçovë , Sekretai i Përgjithshënm Prefekture dhe Përgjegjësi i Sektorit të Emergjencave.
Në bashkinë Kuçovë ka dale të lumit Devoll nga shtrati në fshatin Tapi ku ka përmbytur siperfaqe tokë bujqësore./vizionplus.tv





