E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 sekonda më parë
Vendi

Përmbyten banesa, shkolla e kopshte në qarkun e Beratit, evakuohen 6 familje, qindra hektarë tonë bujqësore nën ujë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Beratit.

Sipas informacioneve të administruara nga bashkitë dhe institucione të tjera problematika janë evidentuar kryesisht për shkak përmbytje.

Në bashkinë Berat për shkak të prurjeve intensive ka dëmtin në një pjesë të argjinatures në fshatin Velabisht, në skarpatin e rrugës afër urës së  fshatit Bilçë, përmbytje në rreth 230 ha toka bujqësore në NJAVelabisht dhe NJA Otllak, 4 banesa me prezencë uji, 1 kopësht femijesh dhe 1 qëndër shëndetësore në Otllak, si dhe 7 stalla bagëtish, dhe 8 ha serrë.

Situata po ndiqet nga Prefekti i Qarkut dhe Kryetarii i Bashkise Berat.

Reklamë

Në bashkinë Dimal, ka përmbytje të 15 banesave në lagjet Dafina dhe Gur i Bardhë, përmbytje e shkolles Muhamer Janina, përmbytje në toka bujqësore në fshatin Çiflik. Janë evakuar rreth 6 familje dhe po vijohet edhe me ndihmen e ushtrise edhe ne lagjen Dafinat per evakuim banorësh.

Aksioni po ndiqet nga N/Prefekti Kuçovë , Sekretai i Përgjithshënm Prefekture dhe Përgjegjësi i Sektorit të Emergjencave.

Në bashkinë Kuçovë ka dale të lumit Devoll nga shtrati në fshatin Tapi ku ka përmbytur siperfaqe tokë bujqësore./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë