Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 June 2026
Vizion fokus

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur...

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon Berishën: Tradhtar...

Miratohet me 84 vota amnistia penale

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

“Po paraqesin video të rreme për protestat”, Rama: Irani...

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt,...

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë presionin ndaj...

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të kënaqur me...

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në Itali, del...

Çështja “Balluku”, Kushtetuesja: Procedura në vijim e sipër, shqyrtimi në 22 janar

29 Dhjetor 19:21

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratave të fundit publike të bëra nga subjekte të ndryshme, që lidhen me procedurën dhe rezultatin e votimit për pezullimin e zbatimit të disa vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me masën “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku.

Në sqarimin e saj për publikun dhe median, Gjykata Kushtetuese thekson se deklaratat e bëra janë tërësisht të pavërteta dhe i përgënjeshtron ato në mënyrë kategorike. Sipas institucionit, bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese që është ende në zhvillim dhe nuk ka asnjë vendimmarrje përfundimtare.

Gjykata bën të ditur se më 22 janar 2026 do të shqyrtojë çështjen në një seancë plenare publike. Palë kërkuese në këtë proces është Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ndërsa subjekte të interesuara janë Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të deklaratave mediatike publike, të bëra nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private, në lidhje me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr.118, datë 19.11.2025, dhe nr.120, datë 22.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuese i përgënjeshtron këto deklarata si tërësisht të pavërteta.

Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim e sipër dhe se, në datën 22.01.2026, do të marrë në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe subjekte të interesuara Presidentin e Republikës, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për të garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, ftohen të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi.

Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore, duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
balluku Kushtetuesja

Nga e njëjta kategori

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë llogari! Mazhoranca miraton amnistinë penale

më shumë...

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin

më shumë...

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon Berishën: Tradhtar i demokratëve dhe i opozitës

më shumë...

Miratohet me 84 vota amnistia penale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

5:55

U ekzekutua pasi shau Putinin, arrestohet një...

5:39

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:34

BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin

5:26

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i...

5:17

Dënohen me burg dy persona në Britani,...

5:02

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

4:54

“S’kam me lënë pa ju shkatërrue”, Bajrajt...

4:52

Lavrov njofton hakmarrjen ndaj bombardimeve nga Ukraina:...

4:36

Parashikimi i motit për ditën e premte

4:22

Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga Libani...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.