Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht vajzën 9-vjeçare...

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare autoriteteve franceze për ekstradimin...

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12 persona të...

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr çantën Hermès...

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i Izraelit refuzon...

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plagos...

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset brenda të...

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në...

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të vrarë dhe...

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”, Berisha: Kompania...

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

18 Qershor 17:26

Ngurrimi i vazhdueshëm i Kosovës për t’iu bashkuar projekteve të gazit amerikan, të shtyra rishtazi nga Shtetet e Bashkuara, ka ngritur shqetësime në vend për pasoja të mundshme ekonomike, energjetike dhe politike.

Derisa Qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti vazhdon të jetë e rezervuar për këtë çështje, ekspertët paralajmërojnë se mosangazhimi mund ta lërë Kosovën jashtë investimeve strategjike, t’ia kufizojë alternativat për furnizim me energji, dhe të ndikojë në marrëdhëniet me aleatin e vet kryesor, SHBA-në.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë e deri tek odat ekonomike në vend dhe opozita, thirrjet kanë qenë të vazhdueshme për përfshirjen e Kosovës në projektet e gazit të lëngshëm natyror (LNG) amerikan.

A e ka Kosova luksin të refuzojë projekte të tilla?

Jo, aspak, thotë Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri, që vepron në Uashington.

Ai thekson për Radion Evropa e Lirë (REL) se Kosova s’e ka luksin të shënojë “autogol” në rrafshin e ekonomisë, sigurisë dhe strategjisë.

“Refuzimi jo vetëm që do ta kthente Kosovën në një ishull të izoluar energjetik në Ballkan… por, do ta bënte këtë në kohën më të keqe të mundshme, pikërisht kur tregu global energjetik po përjeton krizë strukturore furnizimi dhe rritje galopante çmimesh për shkak të konflikteve gjeopolitike”, nënvizon Shtuni.

Vende si Shqipëria, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia janë angazhuar tashmë në projekte të tilla të gazit amerikan.

Qeveria në detyrë e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse është duke i shqyrtuar thirrjet për t’iu bashkuar projekteve, apo se çfarë vendimi do të marrë.

Shumica dërrmuese e rrymës së prodhuar në Kosovë ka burim qymyrin, ndërsa mungesa e saj mbulohet kryesisht nga importi.

Ekspertët vlerësojnë se refuzimi i projekteve të gazit amerikan veç sa do ta thellonte varësinë ndaj një sistemi të stërvjetruar për prodhimin e rrymës, si dhe ndaj importit me çmime gjithnjë e më të larta.

Burim Ejupi, drejtor i Institutit për Politika Zhvillimore – INDEP, në Prishtinë, shpjegon se Kosova do të mundë të lidhej në projektin e gazit amerikan nga Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut fqinje.

Por, nëse nuk bëhet pjesë e projektit, ajo do ta humbte një mundësi shumë të madhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, mendon ai.

Ejupi thotë se investitorët e huaj, sidomos në fushën e teknologjisë, duan të investojnë në një vend ku ka energji të qëndrueshme elektrike.

“Prania e gazit amerikan, përveç si siguri energjetike, do të ishte më shumë edhe garanci për investime”, thekson Ejupi për REL-in.

Ndërkohë, Shtuni ngul këmbë se Kosova “nuk guxon” ta lërë veten jashtë një nisme të rëndësishme për rajonin.

“Nuk po flasim për infrastrukturë teknike, por për një arkitekturë të re energjetike në rajon, ku prezenca e SHBA-së, e integruar me vendet e Bashkimit Evropian, do të shërbejë si kundërpeshë strategjike ndaj Rusisë”, thekson ai.

Ai vlerëson se projekti i gazit është iniciativë strategjike, prandaj dhe refuzimi i mundshëm nga Kosova do te ishte “shumëfish dritëshkurtër dhe i kushtueshëm”.

Çfarë do të rrezikonte Kosova në lidhjet e saj me SHBA-në?

Marrëdhëniet e Kosovës më aleatin e vet më të madh arritën pikën më të ulët në vitet e fundit, dhe disa prej veprimeve të Kurtit madje çuan në pezullimin e fillimit të një dialogu kyç strategjik.

Dhe, ato mund të përkeqësohen, nëse vendi vendos kundër angazhimit në projektet e gazit amerikan, sepse, sipas Shtunit, SHBA-ja e sheh bashkëpunimin në fushën e energjisë si një nga shtyllat kryesore të partneritetit me vendet e rajonit.

Si shembull, ai e përmend refuzimin që Qeveria e Kurtit ia kishte bërë në vitin 2021 projektit rreth 200 milionë dollarësh për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, i financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e SHBA-së.

“Pyetja është, pas pesë vjetësh, ku qëndron revolucioni i gjelbër? Kosova është po aty ku ishte. Qasja më e përshtatshme është tranzicioni gradual, dhe jo revolucioni dramatik, pra largimi gradual nga qymyri përmes gazit”, thekson eksperti.

Ai beson se, nëse Kosova përsëri e shpërfill një projekt me rëndësi thelbësore për partneritetin e SHBA-së në Ballkan, “refuzimi nga Uashingtoni nuk do të lexohej thjesht si një rastësi, pa ndonjë të keqe”.

Në anën tjetër, Fron Nahzi, autor i librit “Grupet Etnike të Interesit dhe Politika e Jashtme e SHBA-së”, thotë për REL-in se refuzimi mund t’ia kufizojë Kosovës mundësitë për bashkëpunim ekonomik me SHBA-në në të ardhmen.

“Së paku, kjo mund të forcojë perceptimin se Kosova heziton të marrë pjesë në iniciativa më të gjera rajonale, të mbështetura nga aleati i saj më i rëndësishëm strategjik”, thekson Nahzi.

Duke vepruar kështu, Kosova madje do ta humbte shansin për ta treguar veten si partnere aktive që kontribuon në zhvillimin rajonal, sigurinë energjetike dhe kufizimin e ndikimit rus dhe kinez në Evropën Juglindore, përfundon Nahzi.

Shtuni, ndërkaq, paralajmëron se pasojat e refuzimit të projektit amerikan të gazit do të ndikonin përtej marrëdhënieve SHBA-Kosovë.

Ai e sheh refuzimin e mundshëm si pengesë në rrugën e Kosovës drejt integrimit.

“Kyçja e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë në vetvete ka rëndësi strategjike, pasi sjell integrimin de facto me vendet e rajonit, NATO-s, BE-së, dhe me Perëndimin. Edhe me ato që nuk e njohin, si për shembull Greqia”, shpjegon Shtuni.

Prandaj, pyet ai, a nuk është integrimi ambicia dhe synimi strategjik i Kosovës?/rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e enjte

më shumë...

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët i drejtohen fshatit

më shumë...

Policia Rrugore e Elbasanit me “dorë të hekurt”, për një javë mbi 1700 gjoba, në pranga shoferët e dehur

më shumë...

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12 persona të tjerë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:12

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...

4:43

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:42

“Marina Orikum”: Arkitektura si lundrim

4:35

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare autoriteteve franceze...

4:27

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë...

4:13

Policia Rrugore e Elbasanit me “dorë të...

3:56

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12...

3:34

Me kallashnikov dhe motor pa targa, ja...

3:04

Grabitje me armë në një argjendari në...

2:58

Studimi: Stresi në punë po u shkatërron...

2:47

Fluks në Kapshticë e Qafë Thanë, emigrantët...

2:40

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr...

2:35

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i...

2:27

Riorganizohen “Gjuhët e Huaja”, programet e reja...

2:24

Rëndohet qarkullimi në Shkodër, shkak kthimi i...

2:22

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”,...

2:07

Rritet numri i turistëve në Shkodër, 20...

2:02

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset...

1:53

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e...

1:49

Cilat ngjyra do ju mbajnë më freskët...

Më të klikuarat

  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në lodrën e dru...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • “Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi gabimisht biletën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.