Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

Si u pastruan paratë e drogës, detaje nga dosja...

Berisha: Të mbështesim protestën! Kreu i PD akuzon Ramën...

Trump, Ngushtica e Hormuzit dhe Huthit “rrisin temperaturat” për...

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar...

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV udhëton...

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u...

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale Tren de...

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i memorandumit

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Asambleja e SEPCA, Proda: Shqipëria, e përkushtuar për bashkëpunimin policor në Evropën Juglindore

16 Dhjetor 15:10

Sot në qytetin e Vlorës u zhvillua Asambleja e Dytë e SEPCA-S, nën presidencën e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në fjalën e mbajtur në takimin rajonal të policive të Evropës Juglindore, e cilësoi këtë forum si platformën më gjithëpërfshirëse dhe funksionale të bashkëpunimit policor në rajon.

Më tej ai theksoi se SEPCA është sot e besueshme, e orientuar drejt rezultateve dhe me ndikim real në rritjen e sigurisë së rajonit.

Fjala e plotë e Ilir Prodës:

Vlora nuk është thjesht një destinacion i bukur turistik i Adriatikut dhe Jonit. Ajo është një nga pikat më të rëndësishme të monitorimit të kufirit detar dhe një nga nyjet kryesore të bashkëpunimit operacional rajonal.

Takimi i sotëm në Vlorë është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë, për të analizuar sfidat dhe për të projektuar të ardhmen e bashkëpunimit policor rajonal.

Gjatë viteve të fundit, SEPCA është shndërruar në një strukturë solide bashkëpunimi, ku vendet tona jo vetëm shkëmbejnë informacione, por ndërtojnë standarde të përbashkëta, zhvillojnë operacione të sinkronizuara dhe adresojnë sfida që kërkojnë përgjigje të koordinuara.

SEPCA është sot e besueshme, e orientuar drejt rezultateve dhe me ndikim real në rritjen e sigurisë së rajonit.

Nëpërmjet këtij forumi, policitë tona flasin me një gjuhë të përbashkët, mendojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe veprojnë me objektiva të qarta të përbashkëta. Kjo është arsyeja pse sot SEPCA shihet si një partner serioz nga Bashkimi Evropian, nga agjencitë e specializuara, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë që mbështesin përpjekjet tona për sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

Si President i radhës i SEPCA-s, dua t’ju siguroj se Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar që ky Forum të vazhdojë të jetë një model bashkëpunimi dhe një mekanizëm i besueshëm për sigurinë rajonale. Ndërsa i afrohemi momentit të dorëzimit të Presidencës te Bosnja dhe Hercegovina, jemi të bindur se Presidenca e tyre do të sjellë vazhdimësi, forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe rezultate konkrete për gjithë rajonin tonë. Besoj gjithashtu se kjo platformë do të ishte edhe më e plotë nëse, nën presidencën boshnjake, do të bëheshin hapa konkrete për të pranuar edhe Policinë e Kosovës në këtë platformë, çka do ta çonte më përpara bashkëpunimin tonë./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Vendi
Tagged:
policia proda shqiperia

Nga e njëjta kategori

Kishin mbetur në det të hapur, policia e Himarës shpëton 5 turistë të huaj

më shumë...

Rreziku për ndërtimet te Currilat, kryetarja e bashkisë: Stabilizimi i kodrës kushton, nuk kemi fonde

më shumë...

Si u pastruan paratë e drogës, detaje nga dosja e SPAK që goditi Artur Shehun, Ilir Shtufin dhe vëllezërit Koçeku

më shumë...

Pelegrinazhi në Kishën e Laçit, mijëra besimtarë katolikë kryejnë ritualin e lutjeve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:44

“Gjon Mili: retrospektivë”, ekspozita hapet në Muzeun...

4:30

Kishin mbetur në det të hapur, policia...

4:01

Rreziku për ndërtimet te Currilat, kryetarja e...

3:54

Si u pastruan paratë e drogës, detaje...

3:51

Pelegrinazhi në Kishën e Laçit, mijëra besimtarë...

2:50

Berisha: Të mbështesim protestën! Kreu i PD...

2:27

Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, arrestohet...

1:59

Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar,...

1:40

“Me Indrin nuk do të kishte funksionuar”,...

1:39

Çfarë do bënte ndryshe në Ferma VIP?...

1:21

“U futa në bela me burrin tënd”,...

1:15

Trump, Ngushtica e Hormuzit dhe Huthit “rrisin...

1:05

Nga Sara te Moza, Romiri flet pas...

12:39

Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e...

12:33

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha:...

12:08

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

11:56

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete, disa...

11:53

Protestë në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues...

10:57

Zhdukja e 34-vjeçarit, drejtori i Policisë së...

10:53

Rritet goditja ndaj krimit, Policia e Tiranës...

Më të klikuarat

  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dysh...
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.