Policia e Tropojës dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.
Ai dyshohet se transportonte me varkë nga fshati Apripë drejt Tropojës lëndë narkotike, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikun drejt Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Volkswagen” në fshatin Dushaj, policia sekuestruar 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi parash.
Operacioni vijon në bashkëpunim me Prokurorinë dhe homologët e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte materialet e sekuestruara. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
/vizionplus.tv





