Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 November 2025
Vizion fokus

Turqia dhe Koreja e Jugut nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në...

Shefi i NATO-s: Nevojitet një dialog i matur për...

Kancelari gjerman Merz fton Rusinë në “Tavolinën e Negociatave”

Pas disa orësh tension, dy të armatosurit dorëzohen para...

Trump bisedë telefonike me Xi Jinping, çfarë u diskutua

Edhe Franca do forcojë shërbimin ushtarak vullnetar, Macron do...

Berisha: Të vazhdojmë betejën me fuqi dhe guxim

Moska hedh poshtë planin evropian për armëpushim në Ukrainë

Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi Jinping, zbardhen diskutimet

“Foltorja 2″/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Çaji me xhinxher, aleat i shëndetit tonë

24 Nëntor 21:19

I ngjashëm me shafranin e Indisë dhe kardamonin, xhinxherin me prejardhje nga Kina, duket se shëron dhe trajton më shumë probleme shëndetësore nga se keni menduar.

I njohur për vetitë e tij shëruese, rrënjët e xhenxhefilit përdoren në shumë mënyra falë vlerave ushqyese dhe përbërësve bioaktivë. Mund të konsumohet i freskët, pluhur, i tharë si erëz, ose të përdoret në formën e vajit apo lëngut.

Në rast se ende hezitoni nëse duhet të përfshini xhinxherin në dietën tuaj të përditshme apo jo, hidhini një sy përfitimeve të mëposhtme shëndetësore.

Forcon sistemin imunitar

Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i çajit me xhenxhefil mund të forcojë sistemin tuaj imunitar. Mbushur me antioksidantë, xhenxhefili do të rrisë imunitetin tuaj, mbrojtjen nga infeksionet, të ftohtin dhe gripin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhinxheri përmban shumëllojshmëri vitaminash, minerale, dhe aminoacidet për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në trup. Përmirëson qarkullimin e gjakut, gjithashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, arteriet e bllokuara dhe goditjet kardiake. Vetëm një filxhan çaj xhenxhefili në ditë mund të ndihmojë për të mbajtur zemrën dhe arteriet e shëndetshme. 5 gramë pluhur xhenxhefili çdo ditë mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme nivelet e kolesterolit në gjak. Kësisoj dhe rreziku për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare do të ulet ndjeshëm.

Shëndet më i mirë oral

Bakteriet që shumohen në gojën tuaj, mbetjet e ushqimeve apo ngrënia e ushqimeve të caktuara janë përgjegjëse për aromën e keqe të gojës. Por pirja e ujit me xhinxher apo çajit me këtë erëz do t’ju freskojë frymën për shkak të enizmave antibakteriale.

Ndihmon të humbni peshë

Nëse jeni duke kërkuar për një shtojcë natyrale për të nxitur sistemin tretës dhe metabolizmin, provoni xhinxherin. Komponimet fenolike të xhinxherit kanë treguar se ndihmojnë me problemet e traktit gastrointestinal. Duke marrë 1,2 gramë pluhur xhenxhefili para një vakti, ju përshpejtoni tretjen me 50%.

Në rast të vjellash

Xhinxheri është i njohur për vetinë e tij qetësuese ndaj të vjellave. Nëse ndiheni keq kur udhëtoni, ju zë makina apo ju merren mendtë, uji me xhinxher ju vjen në ndihmë. Gratë shtatzëna përjetojnë shpesh ndjesi të tilla dhe pirja e ujit me xhinxher çdo ditë jo vetëm do të eliminojë ndjesinë e të vjellave, por do t’ju bëjë gjithashtu të ndiheni më mirë.

Mbron kundër sëmundjes Alzheimer

Studimet kanë treguar se çaji i xhinxherit mund të ndihmojë për të ngadalësuar humbjen e qelizave të trurit që janë të lidhura në mënyrë tipike me sëmundjen e Alzheimer. Xhinxheri mund të përmirësojë funksionet e trurit duke reduktuar stresin oksadativ dhe inflamacionin kronik, dy faktorë që mund të përshpejtojnë procesin e plakjes dhe të bëhen një nxitës kryesor i sëmundjes së Alzheimerit dhe dëmtimeve të tjera lidhur me moshën.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Caj Vizion Plus Xhinxher

Nga e njëjta kategori

Drithërima në Albania’s Got Talent, jepet “Golden Buzzer” i fundit

më shumë...

Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po u “nxijnë” ditën

më shumë...

Nis magjia në Vizion Plus! Ndiqni garën e ethshme të talenteve në Albania’s Got Talent

më shumë...

Farat e susamit plot kalcium e minerale organike, zbuloni benefitet për shëndetin tuaj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Java e fundit e nëntorit vendimtare! Horoskopi nga Meri Gjin...
  • Policia dhe RENEA rrethojnë banesën në fshatin Orosh, 24-vje...
  • Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohe...
  • Pas disa orësh tension, dy të armatosurit dorëzohen para pol...
  • EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë i armatosur në Orosh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.