E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Alban Hoxha feston ditëlindjen, Çiljeta na zbulon diferencën në moshë me urimin e saj

Futbollisti i njohur, Alban Hoxha, feston sot ditëlindjen dhe partnerja e tij, Çiljeta Xhilaga është ajo që e ka zbuluar këtë me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale.

Ish-fermerja e Ferma VIP, ka postuar një foto në “Instastory”, ku shfaqet torta e ditëlindjes së Albanit mbi të cilën lexohet mesazhi: “Buci të duam”.

Çiljeta ka treguar edhe moshën e futbollistit, i cili sot mbush 37 vjeç. Ndërkohë që këngëtarja do të festojë 40 vjetorin e lidnjes më 5 shkurt. Më poshtë ajo shkruan: “Edhe 100 Buci i shtëpisë sonë!”

Kujtojmë se pak kohë më parë në Ferma VIP, Çiljeta tregoi në një intervistë se në planet e tyre është martesa, por në fillim duan një bebe!/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë