Ka startuar nata e gjashtë e spektaklit të famshëm të familjeve shqiptare, mbrëmja e talenteve në televizionin kombëtar Vizion Plus.
Nën moderimin e talentit Isli Islami dhe nën optikën e jurisë së përbërë nga legjendat e ekranit si Agron Llakaj, Elsa Lila, Adelina Ismajli dhe Kastro Zizo, talente nga mbarë kombi do të performojnë në skenën e Albania’s Got Talent.
Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përzgjedhja e më të mirëve që do të shkojnë në finalen e madhe, dhe me ende 1 Golden Buzzer të padhënë, më të talentuarit sot do të garojnë me njëri-tjetrin.
Surpriza, emocione, habi dhe shumë, shumë argëtim pritet të prodhojë kjo mbrëmje e Albania’s Got Talent.
Ndiqeni LIVE në ekranin e Vizion Plus, në livestream dhe në linkun tonë të YouTube.
https://www.youtube.com/live/HQ9f7NlKwXI?si=qr5x8RSHGiyM9Y8f





