E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

“Foltorja 2″/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Ilustrim · Vizion Plus

Opozita është mbledhur sërish pasditen e kësaj të hëne para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.

Pritet që fjalimin kryesor ta mbajë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili është kthyer nga Brazili, ku mori pjesë në një takim të partive të djathta.

Përveç kryetarit të PD Sali Berisha, në tubimin pritet të flasin deputetë dhe mbështetës të opozitës.

Kjo është foltorja e dytë e opozitës, por e para që mbahet pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh