Spitali i Laçit është shembur për t’i hapur rrugën një godinë të re.Godina është shembur me fadroma dhe cdo gje eshte rrafshuar tashmë pas termetit qe solli demtim te kesaj ndertese. U deshen rreth 7 muaj per kete nderhyrje pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26-nëntorit.


Filimisht, pas konstatimeve paraprake, spitali i Laçit u braktis dhe u boshatis, pasi paraqiste rrezikshmëri të lartë për të shtruarit dhe personelin mjekësor që do të qëndronte aty.

Aktualisht  shërbimet e Urgjencës, merren në një godinë që më herët ka qenë institucion fetar.


Ndërkohë, disa shkolla dhe pallate në Kurbin janë shembur më parë ndërsa pritet që këto ditë të prishet dhe komisariati i policisë. Edhe të tjera institucione priten të shemben në Laç pasi u është vënë shirit dhe konsiderohen si të pabanueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *