Subscribe

Shënohet viktima e 45 nga koronavirusi në Shqipëri. Një 62-vjeçar, prej dhjetë ditësh në terapi intensive, humbi jetën në Spitalin Infektiv.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ai nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale. Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *