Mbi 60,000 njerëz janë zhdukur në Meksikë prejse ky vend ka nisur luftën kundër drogës në vitin 2006, thanë autoritetet.

Numri është shumë më i lartë se vlerësimet e mëparshme për rreth 40,000.

Kartelet e drogës dhe grupet e krimit të organizuar janë autorët kryesorë, por edhe forcat e sigurisë fajësohen për vdekje dhe zhdukje.

Rreth 53% e atyre që u zhdukën ishin midis moshës 15 dhe 35 vjeç dhe 74% ishin burra, thanë zyrtarët.

“Këto janë të dhëna tmerri dhe pas tyre ka histori me dhimbje të mëdha për familjet”, tha Karla Quintana, udhëheqëse e Komisionit Kombëtar të Kërkimeve.

Në vitin 2006, presidenti i atëhershëm i Meksikës, Felipe Calderon, ka nisur sulme ushtarake mbi tregtinë e drogës.

Por, problemi ka vazhduar, edhe pas dy ndryshimeve në administratë.

Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 5,000 njerëz janë zhdukur, tha Quintana./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *