Pesë vite më parë artistët shqiptarë humbën një koleg e një mik, e të gjithë shqiptarët humbën një artist që frymëzonte jo pak njerëz. Largimi i doktor Florit nga kjo jetë ishte e beftë dhe filli i jetës u këput, kur ai kishte aq shumë për të dhënë. Një nga miqtë e ngushtë të Florit ishte dhe Landi Hysi, i cili sot e kujton me mall përmes një dedikimi të ndjerë në profilin e tij në Instagram.

 

Duke bashkuar titujt e të gjitha këngëve që grupi “West Side Family” krijoi ndër vite, Landi ka prekur zemrat e të gjithëve, sidomos atyre fansave që i kanë mbështetur që kur ishin nxënës tek “Petro Nini Luarasi”.

 

“Floro! Më #beso kur them, ende #Zemërthyer për ikjen tënde. Këtu ende një #Deluzion për sa ke lënë pas, por #Mbigjithçka e pavarësisht se #Jetashkon, kujtimi yt mbetet fillimisht tek unë. #Tirona jonë e tutje. E kujtoj shumë mirë kur the #Krahëtetuadojem. Tani #Mjaft me llafe, koha për vepra. Në mund të jesh i drejtë kur mbi ty shkelmojnë, atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë. #DrFlori”,-shkruan ai në profilin e tij në Instagram./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *