Ministria e Shëndetësisë informon se aktualisht po marrin shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet.

 

Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze.

 

Ndërkohë, gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *