43-vjeçari nga Kavaja që ndërroi jetë nga koronavirusi të hënën ka lënë gjurmë në qytetin e tij. Drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka bërë një status prekës në “Facebook” pasi mori vesh lajmin për ndarjen e tij nga jeta. Ai ka treguar se 43-vjeçari ishte njeri me zemër të madhe dhe se ka kontribuuar në pajisjen me dyshekë e kondicionerë të dhomave në Spitalin e Kavajës.

 

“Nebi 1 djalë flori i qeshur dhe me 1 zemër të madhe na la…..na la pa fjalë me plot dhimbje se nuk e meritonte të ikte kaq shpejt por Zoti është i madhërishëm dhe i di vetë më mirë se ç’bën. I merr të mirët shpejt që ti ketë pranë. Ndjej ligështim në shpirt sepse ai ishte plot forcë për të ndihmuar të tjerët për të kontribuar në çdo gjë që ta bënte më të lehtë gjithçka kurdoherë që i jepej mundësia ashtu siç la për Spitalin e Kavajës dhe më saktësisht pediatrinë me arredimin me perde, dyshekë të rinj me vendosjen në çdo dhomë të kondicionerëve dhe pajisjen e 1 dhome të veçantë me lodra fëmijësh duke më thënë e bëj për qytetin tim, për fëmijët tanë, të lutem s’dua që të më përmendësh emrin …..por ja tani nuk mundesha që mos ta nxirrja emrin.”

 

43-vjeçari vdiq të hënën pasi u prek nga COVID-19. Nga Ministria e Shëndetësisë u raportua se ai nuk vuante nga sëmundje të tjera, përveç obezitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *