Pavarësisht se patëm një ditë jo të mirë me 34 raste të reja, duhet theksuar se Shqipëria vijon të ketë një situatë nën kontroll sa I takon fluksit në spitale të pacienteve me Covid 19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 403. Kemi të bëjme me më shumë se gjysmën e të prekurve në total të cilët kanë shkuar tashmë në 712 raste. Ndërkohe në total janë bërë 7015 analiza.

Aktualisht në vendin tonë 282 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Pra ka një numër të qëndrueshëm të të shtruarve në spitale dhe në terapinë intensive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *