Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari shprehet se buxheti për vitin 2021 ka prioritet oligarkët dhe jo qytetarët.

Gjatë fjalës së saj këtë të hënë në Kuvend, Hajdari akuzoi qeverinë se gjatë periudhës së pandemisë, iu ka dhënë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë qytetarëve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

“Dua që sot të flasë për buxhetin, buxhet të cilin do e kalojmë sot, kjo qeveri dhe PS pretendon se është me politika të majta, por le ta shohim pak se kujt ka vendosur që t’ia shpërndajë këto taksa. E dini sa është ndihma totale që iu shpërnda familjeve dhe bizneseve, 110 mln euro, e dini sa është fatura që të çojnë në llogaritë e koncesionarëve, 120 mln euro. E dini që këto lekë që qeveria ia ka shpërndarë qytetarëve, ata i kanë përdorur për të mbijetuar, ndërsa koncesionarët i përdorin për t’i shtuar llogaritë e tyre ofshore. Këto 120 mln euro do u shkon 12 vetave, pra gjatë 2020, ato që kanë marrë ndihmë ekonomike kanë marrë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë. Por çfarë mund të bëhet sot me 2 mijë lekë të vjetra, ne i kemi thënë qytetarëve që me 500-800 mund të bleni një bukë pastaj me 1200 mund të shtyni ditën në këtë kohë pandemia, më thoni si mund të shtyhet dita me 2000 lekë të vjetra. Ju i paguat koncesioneve më shumë se qytetarëve shqiptarë, nuk i ka ndihmuar qytetarët.”

Sipas Hajdarit, qeveria ka marrë 400 milionë euro ndihma nga vende të tjera për përballimin e situatës së pandemisë, ndërsa tek qytetarët ka investuar vetëm 100 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *