Subscribe

4 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 167 raste pozitive, nga 862 testime të kryera. Nuk e fituan dot betejën me virusin një 59-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë informoi se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, kanë arritur që të shërohen 46 pacientë të tjerë.

“88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.”

Që prej fillimit të pandemisë, në total regjistrohen 11.520 të infektuar dhe 338 humbje jete.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2317

Durrës                   516

Shkodër                357

Lezhë                    268

Elbasan                 232

Korçë                    209

Fier                        185

Vlorë                     163

Kukës                    140

Berat                     84

Dibër                     49

Gjirokastër         47

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *