Një ngarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Pogradec. 4 persona të maskuar dhe me një mjet tip pasat pa targa kanë rrahur me mjete të forta levë një 28 vjeçar nga Starova.

4 personat e maskuar kanë ndalur mjetin në rrugë kryesore pranë një kalçetoje dhe kanë goditur 28 vjeçarin i cili mësohet se ndodhet në gjejndje të stabilizuar në spitalin e Pogradecit.

Mësohet se 28 sapo kishte dalë nga burgu pak kohë më parë i dënuar për trafik klandestinësh dhe lëndë narkotike.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *