Subscribe

Eliminimi i mësimit me turne ne Tirane është një nga projektet qe ka tërhequr vëmendjen e biznesit dhe ndërtuesve ne kryeqytet. Sipas planit, 35 shkolla do te ndërtohen njëherazi ne Tirane, ndërsa bashkia do ti shlyeje gradualisht me kredi. Drejtori i projekteve ne Bashkinë e Tiranës, sqaron per Vizion Plus se procedurat per ndërtimin e tyre, nisin këtë vit. Bashkia e Tiranës synon qe brenda ketij mandati, te mos kete me nxënës qe te mësojnë me turne. Ende nuk është përfunduar harta e 35 shkollave qe do te ndërtohen nga sipërmarrësit private. Ne bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, bashkia po studion zonat ku janë nevojat per shkolla te reja 9-vjeçare dhe te mesme. Ky projekt emergjent pritet t’i jape zgjidhje problemit shumëvjeçar te mesmit me turne, mbingarkesës ne klasa, si dhe do te hapen vende te reja pune per mësues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *