E martë, 27 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

32 vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia, dyshime se u kthye në terrorist

Të paktën deri dy vite me parë, Florian Saraci, 32 vjec resident në Villorba dukej një djal krejtësisht normal. Ishte musliman por jo praktikant.

Nuk interesohej shumë për fenë, nuk ishte agjerues I rregullt gjatë muajit të Ramazanit dhe nuk shihej ne xhami shpesh. Madje në rrethin miqësor thonë se ishte nga ata që dënonte ashpër sulmet e ISIS. Më pas ndryshoi  sjellje që në momentin kur nisi të takohej me një iman në Veneziano.

Reklamë

Që nga ai moment nisi të flasë vetëm për Islamin, atë radikal.

Nisi të ishte I ashpër në mendim e gjykim për botën perendimore duke iu përafruar qasjeve të ISIS.

Reklamë

Derisa të mërkurën, pas dy vjetesh hetime, kontrollesh dhe verifikimesh, Prefekti I Trevisos vendosi që të dëbojë nga Italia, 32 vjecarin shqiptar pasi konsiderohet rrezik për sigurinë e vendit. Në këtë mënyrë ai u dërgua në një avion për tu sjell përfundimisht drejt Tiranës.( Il Gazzettino)

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë