Subscribe

Mijëra maturante zhvillojnë sot provimin e radhës të maturës.

Nxënësit do të testohen sot për njohurite e tyre në matematike.

Janë 32 mijë maturante në total në të gjithë Shqiperinë të cilët kanë sot testin e tyre të dytë të rëndësishëm.

Pak ditë më parë ata zhvilluan testin e Letërsisë për të cilin pretenduan se kishte shumë pasaktësi.

Për këtë arsye qindra maturante zhvilluan edhe protesta duke kërkuar përsëriten e provimit.

Zamira Gjini tha në emisionin 7 pa pesë se do të ketë një vlerësim të testit të letërsisë nga komiteti i maturës shteterore.

Testat, tha Gjini, janë hartuar nga specialist të cërtefikuar për këtë gjë.

“Ne kemi pasur biseda me shumë mesues të Tiranës të cilët në komunikimet me nxënës të tyre nuk kanë marrë shqetësimë për provimin.Megjithatë nuk ka pasur kurrsesi tendence për ta bërë provimin e vështirë. Ata që kanë hartuar testin kanë tendencë për të kuptuar mundësinë që kanë nxënësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *