Subscribe

Rritja ekonomike për vitin 2015-të është 2.6%. Instituti i Statistikave ka dhënë një vlerësim më të ulët pritshmërive të qeverisë, e cila parashikoi fillimisht kur hartoi buxhetin se ekonomia shqiptare do të rritej me 3%. Kontributin më të ulët në rënien e ritmit të zhvillimit të ekonomisë e ka dhënë tremujori i fundit, i cili u rrit vetëm me 2.1%. Sipas INSTAT, degë si bujqësia, industria, energjia dhe taksat, kanë dhënë kontribut negativ për ekonominë tonë. Lëvizjet në tregjet globale kanë bërë që industria nxjerrëse në Shqipëri të pësojë një rënie prej 18%, ndërsa energjia është ulur me 10%. Rritja e tatimit mbi fitimit ka filluar të japë goditje edhe në pasuritë e patundshme, por i çuditshëm mbetet fakti që përballë rënies së kërkesës për të blerë apartamente, ndërtimi në vetvete ka shënuar rritje, nëse do të shtonim këtu edhe pjesën e mosrealizimit të shpenzimeve publike gjatë vitit që shkoi, atëherë shifra se ndërtimi u rrit me 1.54% duket e pashpjegueshme.
Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Ndërtimi me 1,54 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,71 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,70 pikë përqindje.
Sipas INSTAT, Shqipëria ka rritur konsumin vitin që shkoi me 2.1%, por kjo shifër është më e lartë edhe se inflacioni vjetor i 2015-ës, qe ishte 1.8%, ndërsa vetë banka e Shqipërisë ka ulur disa herë normën e interesit nisur nga fakti se konsumi i shqiptarëve është në rënie. Për kryeministrin Edi Rama, rritja prej 2.6% e ekonomisë shqiptare e vendos atë mbi vendet e rajonit. përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se ky është një tregues i rimëkëmbjes së vendit. Sipas tij, rritja ka ardhur nga shitimi i investimeve private, rritja e importeve për makineri dhe po ashtu edhe kreditimi ka patur kërkesë më të lartë vitin që shkoi.
Ndërkohe lideri i opozitës i është kundërpërgjigjur duke theksuar se vetëm Borati do të kishte kurajon të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare. “Ja që kemi liderin global që e quan sukses faktin se sipas Bankës Botërore, 46.2% e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra janë të varfra. Se konsumi ra 2.3% gjatë vitit 2015 dhe po kështu fuqia blerëse e shqiptarëve.” Shkrua Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *