Italia ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 195 viktima nga koronavirusi. Në total, numërohen 29.079 të vdekur.

Ndërkohë, bien nën 100 mijë rastet aktive me COVID-19. Autoritetet raportuan këtë të hënë 1,221 të infektuar dhe 1.225 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i personave pozitivë me virus është 99,980 të prekur, 199 më pak se të dielën.

Deri më tani, në Itali janë shëruar gjithsej 82.879 persona, ndërkohë që 1479 ndodhen në gjendje kritike. Në repartet e terapisë intensive, numri i pacienëve është ulur në 1,479.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *