Izraeli po vijon sulmet në Rripin e Gazës, përfshirë këtu edhe zonën e Rafah, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi për një ndërprerje të operacionit, pas përpjekjeve të ndërmjetësuar për një armëpushim të mundshëm mes Izraelit dhe Hamasit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, autoriteti më i lartë gjyqësor i OKB-së, urdhëroi gjithashtu Izraelin të mbajë të hapur kalimin Rafah, i cili është thelbësor për hyrjen e ndihmave humanitare, por që është mbyllur që nga fillimi i operacionit tokësor në fillim të majit.

Në vazhdën e vendimit të djeshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, bombardimet izraelite vazhduan në Rripin e Gazës që në orët e para të mëngjesit.

Ne shpresojmë që vendimi i Gjykatës do të ushtrojë presion mbi Izraelin për t’i dhënë fund kësaj lufte shfarosjeje, sepse nuk ka mbetur asgjë këtu,” i tha AFP-së një palestinez nga qyteti i Gazës, e cila është zhvendosur nga përleshjet në Deir al-Balakh.

Por Izraeli është një shtet që e konsideron veten mbi ligjin. Ah, nuk besoj se goditjet apo lufta do të mund të ndalen në ndonjë mënyrë tjetër përveçse me dhunë”, shtoi ai.

Lufta filloi më 7 tetor pasi komandot e Hamasit, të cilët depërtuan në territorin izraelit nga Rripi i Gazës dhe sulmuan territorin izraelit, duke vrarë të paktën 1,170 persona, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite.

Në fillim të kësaj jave, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkoi urdhër-arreste për liderët e Hamasit dhe izraelit, përfshirë Benjamin Netanyahun, për krime të dyshuara në Izrael dhe Rripin e Gazës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *