Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë në Kamëz. Për pasojë, mbeti e plagosur një 17-vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, tek bulevardi “Blu”.

Mjeti, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale F.K., ka përplasur të miturën, B.H., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shoferi u shoqërua në Komisariatin e Policisë, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *