Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Tirana, ndërsa 155 persona janë infektuar me koronavirus, nga 932 testime. Nuk e kanë fituar betejën një 61-vjeçare dhe një 69-vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese.

Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë informoi se janë shëruar edhe 55 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871, që nga fillimi i epidemisë.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

“Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet COVID, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1862

Durrës                  461

Shkodër                       291

Fier                                159

Lezhë                    150

Korçë                    141

Vlorë                     134

Kukës                    113

Elbasan            105

Berat                     58

Gjirokastër         42

Dibër                     35

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *