Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’...

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për...

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza në Irak

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon zëvendësimin e...

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara...

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

15 vjet LSI/ Kryemadhi: Për ne, më e rëndësishme mirëqeverisja sesa pushteti

6 Shtator 20:49

Monika Kryemadhi shfrytëzoi fjalën e saj në aktivitetin për nder te 15 vjetorit të krijimit të LSI për të hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

 

Ajo tha se  “Rilindja” po shkatërron ekonominë ndërsa 80% e shqiptarëve janë të braktisur e të papërfaqësuar nga kjo qeveri.

 

 

Për fat të keq në Shqipëri ky është thjesht dhe vetëm problem një i vetëm dhe ka të bëjë me vjedhjen e pronës publike dhe tenderimin e ekonomisë në duart e pak njerëzve të afërt me pushtetin.Asgjë më shumë se një vjedhje flagrante me një plan të mirëmenduar.Nuk është  rastësi, as kapitalizëm e as demokraci, fakti që vendi ka mbetur për një periudhë të gjatë  pa gjykata. Nuk është as rastësi kapitalizem dhe as   demokraci ligji për kadastrat: nuk ishte rastesi e as formë e kapitalizmit madje  as demokraci ligji për kthimin  e devidentit. Ku rimbushen xhepat e atyre qe I kanë plot: Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit  kriminal dhe  oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk perbëjnë më shumë se 1 % të tyre,dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti.

 

Kryemadhi theksoi se edhe LSI si ish force ne qeveri dhe sot në opozitë ka përgjegjësitë e veta për gjëndjen ky ndodhet sot vendi.

 

Unë  nuk ngurroj të them që kemi dhe ne përgjegjësine  tonë, pavarësisht nga disa inciativa të mira që jemi munduar të imponojmë, pasi nuk kemi mundur ti perfaqesojmë ata siç duhet.Por më 30 qershor shumica e shqiptarëve 85% na dhanë  përfaqësimin e tyre. Sepse bojkoti masiv për të votuar si në komunizmin famëkeq, ka rritur tashmë  përgjegjësinë e opozitës shqiptare që të gjejë mekanizmat më të mirë për të përfaqësuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Atë shumicë që me bojkotin e saj i tha “jo” regjimit kriminal dhe oligarkik të Edi Ramës.Ne si opozitë e bashkuar ndoshta kemi bërë aq sa kemi mundur për të denoncuar këtë regjim. Por edhe une ashtu si ju, jam e bindur se kjo nuk mjafton.

 

 

Kryemadhi shtoi se është e nevojshme që nga LSI të nisë rindërtimi i një të majte te vërtetë. Ajo tha se LSI do të marrë përgjegjësinë për ta cliruar të majtën nga thundrra e krimit. Drejtuesja e LSI e quajti veten një “socialiste demokrate”.

 

 

Në kohën kur organizata kriminale dhe oligarkike me emrin Rilindje, ka shkatërruar me plan te mirëfilltë të majtën gjenuine shqiptare me qëllim kryesisht zaptimin dhe futjen në kthetrat e saj të ekonomisë shqiptare dhe kur fatkeqesisht me ane te koncesnioneve dhe ppp-ve, kryeministri yne e ka tenderuar dhe burgosur të ardhmen tonë ekonomike dhe për 15 apo 20 vitet e ardhshme. Në këto kushte ne na duhet të mendojmë për një zgjidhje afatgjatë dhe jo thjesht për të nesërmen.Unë në formimin tim politik jam një “socialiste demokrate”, siç ka plot të tillë edhe ndër ju në sallë e kudo në Shqipëri, edhe pse të braktisur e të zhgënjyer në aspiratën e tyre prej fenomenit abuziv me etiketën “Rilindje”.Si socialiste demokrate, unë jam e bindur se drama e pabarazisë në Shqipëri, as nuk mjekohet, madje as nuk zgjidhet, pa rivendosjen  e së majtës së vertetë në shinat e vlerave dhe demokracisë dhe integrimit, të solidaritetit dhe humanizmit.Kushtet në të cilat ndodhemi NA e ngarkojnë Ne këtë përgjegjësi historike. LSI duhet të çlirojë  të  majtën nga thundra kriminale e shpërdorimit të Rilindjes. Ky është misioni ynë politik dhe historik. Për të cilin do të na vlerësojnë fëmijët tanë dhe historia nesër.Trendafili i kuq i socialisteve zëvendësuar me fiongon e zezë të korrupsionit të PPP-ve dhe degëzën e kanabisit si simbol i qeverisjes dhe krimit të bërë një, që jo vetëm shkatërroi partinë e vlerave dhe kontributeve historike për Shqipërinë, por lëndoi zemrat e qindra mijëra pensionistëve, veteranëve të luftës nacional clirimtare, duke bërë që të rinjtë dhe te rejat të marrin udhët  e mërgimit, dhe që po e çon edhe  vendin në një asfiksi totale që vështirë ta marë veten.

 

Kryemadhi shtoi më tej se situata në Shqiperi është e paprecedente dhe vendi është në krizë totale.

 

Situata është e papreçedent. Vendin e ka mbërthyer një krize totale e qeverisjes, ekonomisë dhe shoqerisë.Në kohën kur më shumë se kurrë   kerkohet mobilizim social e intelektual, pjellë e Rilindjes është  polarizimi i tejskajshem, nxitja e përçarjes së shoqerisë në  “ne” dhe “ata”.Në kohën kur kerkohet mobilizimi i gjithë energjive e kapaciteteve kombëtare për integrimin e vendit, kemi shkaterrimin e administrates publike, dhe injorim të institucioneve të pavarura dhe akademike.Gënjeshtra është kozmetika e përditshme  e fytyres së qeverisë dhe bojës së kryeministrit. Që edhe pse investon miliona para të pista prapë duket se ka nisur t’i mbarojë vaji. Makineria e propagandës ka filluar të kercasë e nuk  mbulon dot më zullumet e pafund që Rilindja ka prodhuar. Sepse shqiptarët nuk janë të verbër,ata shohin dhe kuptojnë.Ata shohin se Rilindja nuk ka më asnjë  pikë  takimi me asnjë ideologji,e aq më pak me të majtën. Rilindja e Ramës do mbahet mend si tradhtarja më e madhe e së majtës shqiptare. Ajo ka shkelur pa mëshirë  vlerat saj themelore: shtetin demokratik e social, mundesitë  e barabarta dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave.I vetmi qe nuk e sheh, nuk e ndjen dhe nuk preket nga kjo situatë është Kryeministri.I cili në fakt është shkaktari kryesor i kësaj katastrofe. Atë nuk e prekin as skandalet e përditshme të rilindasve të tij, as dhunimi i votes, as shkelja e ligjit dhe kushtetutes, as trafiqet e droges, as largimi i shqiptareve që që janë totalisht të pashpresë.

 

 

Kryemadhi prezantoi edhe platformën e clirimit të ekonomisë nga oligarkia.

 

Të clirojme ekonomine nga oligarkia, t’i japim frymë biznesit të vogël e te mesem, t’i kthejmë besimin  që te  investojnë e punesojnë sa më shumë njerëz. Ne jemi angazhuar dhe do te vazhdojme ti qendrojme aspiratave tona per ulje taksash dhe dhenie fryme ekonomise shqiptare. Vendosje e takses se sheshte ne 10% .TVSH 0 per prodhimet bujqesoreTvsh 6% per produktet e shportesHeqjen e takses se tvsh ne dogane e shume propozime te tjera te cilat ne vazhdojme tiu qendrojme dhe nuk do te rreshtim per te realizuar angazhimet tona ndaj qytetareve.Të ristrukturojme ekonominë jo si lavatrice e parave të pista të droges e trafiqeve, por ta bazojmë atë tek prodhimi dhe sherbimet, në sektoret që kanë avantazh konkurrues dhe që krijojne punesim të mirepaguar.Të realizojme reformen në arsim, ku te krijojme mundesi të barabarta reale për çdo të ri dhe të re per nje arsim cilesor, të lidhur me tregun e punes dhe që garanton punesim.Të reformojme shëndetesine dhe të forcojmë shendetin public, duke forcuar spitalet publike, dhe garantuar cilesinë e ilaçeve. Duke imponuar tolerance zero ndaj ndotjes se mjedisit dhe duke garantuar sigurinë ushqimore.Të mbeshtesim rinine, duke mos kursyer në kthimin e besimit per të jetuar e punuar në Shqiperi.

Posted Under:
Politike
Tagged:
kryemadhi LSI Pushtet Qeverisje

Nga e njëjta kategori

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’ më akuzojnë se po sulmoj popullin!

më shumë...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

4:11

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza...

3:47

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon...

3:25

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit...

2:50

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para...

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.