Shuma 1,5 milionë euro llogari bankare, të dyshuara se janë përfituar nga burime të paligjshme e sekuestruar këtë të enjte nga policia bëhet me dije se i përkasin Ferdinant Shehut, i cili ka qenë kreu i ALUIZNI-t për rajonin e Tiranës.

 

Shehu është shkarkuar nga detyra në vitin 2011, detyrë të cilën ia kishin ngarkuar në vitin 2010. Ndërsa në periudhën 2006-2010 ai mbajti postin si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm pranë Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

 

Ndërkohë, policia këtë të enjte njoftoi se kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, Shehu ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *