Italia ka regjistruar 130 viktima gjatë 24 orëve të fundit, 26 më pak se një ditë më parë. Në total, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 32,626.

Autoritetet kanë raportuar këtë të premte 652 raste të reja me koronavirus, duke e çuar gjithsej në 228,658 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.  Ndërkohë, sot janë shëruar edhe 2160 pacientë.

Nga të prekurit që janë aktiv me COVID-19, 595 ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intesive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *