Vetëm 10 ditët e fundit në bashkinë e Korçës ka pasur 11 vatra zjarri, që për shërbimin zjarrfikës kanë qenë zjarre të qëllimshme.

Në këto kushte nënkryetari i Bashkisë së Korçës Thanas Tona por edhe shefi i sherbimit zjarrfikës të kësaj bashkie Koço Cicko i kanë kërkuar policisë lokale të angazhohet më seriozisht për kapjen e autorëve që i venë zjarrin tokave bujqësore, kullotave e pyjeve. Një situatë e tillë konsiderohet kritike pasi zjarret e ndezura në zona të ndryshme mund të merrnin përmasa të mëdha duke rrezikuar pasuritë publike dhe pronat e qytetarëve:

Shefi i shërbimit zjarrfikës, Koço Cicko që kërkon me çdo kusht mobilizimin e të gjithë instancave sidomos të policisë për të shmangur zjarrëvënien e qëllimshme. Madje ai kërkon që policia të shkojë në kohë reale në vatrat e zjarrit duke i konsideruar vend ngjarje:

Nga ana e policisë deri tani nuk ka pasur asnjë person të shoqëruar  si të dyshuar për veprën penale të zjarrvënies.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *