Policia e Shtetit ka festuar këtë të dielë 106 vjetorin e themelimit të saj.

 

Në fjalën e mbajtur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke bërë një parantezë të gjithë historikut të themelimit të Policisë së Shtetit, deklaroi se gjatë qeverisë Rama uniformat blu do të vijojnë luftën ndaj krimit të organizuar.

 

Ai tha se në funksion të integrimit rajonal, qeveria do të përshpejtojë projektin për e një zone të lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës sipas standardeve “Schengen”.

 

“Ajo duhet të ketë njerëz përherë e më moderne, procedura dhe standarde moderne, arsimim dhe kualifikim modern, pajisje, mjete dhe teknologji moderne. Në shërbim të këtij qëllimi të madh, Qeveria e Shqipërisë, Kryeministri Rama dhe unë si Ministër i Brendshëm do të vijojmë më konsekuencë mbështetjen e gjithanshme për të siguruar që Policia e Shtetit të mund të dominojë mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin, që Forca e Ligjit të jetë e vetmja forcë, që ushtrohet në vendin tonë dhe që vendi të përmbushë me sukses objektivat në fushën e integrimit. Përpjekjet për integrim do të ndjekin një qasje të dyfishtë: integrim rajonal dhe integrim evropian.  Në funksion të integrimit rajonal, do të përshpejtojmë projektin për krijimin e një zone të lëvizjes së lirë, sipas standardeve ‘Schengen’ mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila shpresojmë të zgjerohet shpejt edhe me vende të tjera të rajonit.”

 

Duke u ndalur tek integrimi, Lleshaj deklaroi se se minsitria dhe policia do të vijojë përpjekjet për frenimin e emigracionit të paligjshëm dhe luftës kundër krimit të oirganizuar.

 

“Ndërsa në funksion të integrimit evropian, do të jenë përpjekjet për frenimin e emigracionit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe masa të tjera të rëndësishme, posaçërisht ato në kuadër të Kapitullit 24 të negociatave të anëtarësimit, i cili ka objekt “sigurinë, drejtësinë dhe lirinë”, fusha në të cilat Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë një rol të dorës së parë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *