Dy shqiptarë dhe një kroat janë vënë në prangat e policisë greke pasi janë kapur me 105 kilogram kokainë si edhe me një sasi të madhe parash në cash.

 

Sipas autoriteteve greke përvecc drogës është sekuestruar një shumë të ardhurash , të cilat paraprakisht përllogariten si 500-600 mijë euro.

 

Mediat greke bëjnë me dije se sasia e madhe e drogës u kap në një apartament në zonën e Brahamit në Athinë. Përmes një postimi në Tëitter ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve i Greqisë Michalis Chrysochoidis ka postuar një video ku shihet se droga ishte e fshehur brenda sobës dhe disa kutive të posaçme të mbushura me rërë.

 

Në lidhje me këtë ngjarje pritet që policia e vendit fqinj të zbardhe detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *