Rritja e kostos së jetesës preku të gjithë globin në periudhën pas pandemisë.Prandaj, rezultatet e anketës vjetore të Economist Intelligence Unit (EIU) që krahason koston e jetesës në qytete të ndryshme anembanë botës (Ëorldëide Cost of Living), nuk janë befasuese.

 

Konkluzioni i përgjithshëm i hulumtimit është se rritja mesatare e kostos së jetesës për vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, është 8.1%.

 

“Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe politikat e Kinës me zero Covid kanë krijuar probleme në zinxhirin e furnizimit, i cili i kombinuar me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet në normat e monedhës kanë çuar në një rritje të kostos së jetesës në të gjithë botën”, thotë shefja e kërkimit në EIU, Upasana Dutt, në një deklaratë pas shpalljes së rezultateve.

 

Ajo shton se “ky ndikim është i qartë, pasi rritja mesatare e çmimeve në 172 qytetet që kemi studiuar në kërkimin tonë është më e madhja në 20 vitet që kemi pasur të dhëna dixhitale. Rritja e karburantit ka qenë e konsiderueshme (siç ishte vitin e kaluar), por gjithashtu ushqimi, shërbimet komunale dhe mallrat e tjera shtëpiake po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për banorët e qytetit.”

 

Në një vit me kosto të lartë jetese, cilat janë qytetet më të shtrenjta për të jetuar?

 

10  qytetet më të  shtrenjta në botë për Economist Intelligence Unit:

 

Nju Jork dhe Singapori

 

Tel Aviv

 

Hong Kongu dhe Los Anxhelosi

 

Cyrih

 

Gjenevë

 

San Francisko

 

Paris

 

Kopenhagen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *