Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për darkën e ministrave dhe disa zyrtarëve të kabintetit qeveritar Rama në një nga restorantet në Dubai.

Në një prononcim nga selia blu, lideri demokrat akuzon qeverinë Rama se nuk interesohet për qytetarët shqiptarë, por mendon vetëm për paratë e veta.

“Shqipëria e përmbytur, ministrat e Ramës darkonim në Dubai. Qeveria Rama nuk ka turp, por me sa duket para ka. Ministrat e qeverisë trefishuan pasurinë. Shqipëria në krizë, qeveritarët darkojnë 1000 dollarë bifteku. Qeveria Rama mendon vetëm për vete. Kjo është një qeveri që mendon vetëm për paratë e veta.”

Sipas tij, ka ardhur koha që kjo qeveri të largohet.

“Është koha që kjo qeveri të ikë. Është koha për një qeveri që mendon për qytetarët. Është koha për një qeveri që punon për paratë e shqiptarëve. Këtë ndryshim do ta sjellim ne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *