Mbi 1200 persona kanë humbur jetën nga koronavirus në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Sipas raportit të publikuar nga Universiteti Johns Hopkins, në SHBA regjistrohen në total 337.072 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 9.633 viktima.

 

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar më herët që java tjetër do të shënojë kulmin e viktimave nga virusi dhe se vendi duhet të përgatitet për të pëballuar ditë të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *