Partia Demokratike ka zyrtarizuar ndarjen me ish-kryetarin Sali Berisha në Parlament. Kryetari, Lulzim Basha, ka dorëzuar listën e anëtarëve të grupit të PD, ku mungon emri i Sali Berishës.

Ish-kryeministri nuk figuron në listën me 44 emra që Partia Demokratike i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë për formimin e Grupit të saj Parlamentar.

PD ka vendosur t’i japë deputetë “hua” aleatëve të saj, duke i dhënë mundesi Fatmir Mediut dhe Shpëtim Idrizit të krijojnë secili nga një grup parlamentar. E vetmja forcë politike që ka mbetur pa grup është LSI.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *