Presidenti Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Arabisë Saudite në vendin tone Abdelmomen Mohammed Sharaf.

 

Ai vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve.

 

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e projekteve zhvillimore dhe asistencën financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

 

Duke iu referuar mundësive në rritje të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta shprehu besimin se kontributi i Ambasadorit te ri te Arabise Saudite Sharaf në këtë drejtim do të jetë shumë domethënës.

 

Një vlerësim të veçantë Presidenti Meta e bëri edhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *