Zv.drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ranieri Guerra tha se pandemia do ta arrijë kumin brenda javës tjetër në Itali.

 

“Kulmi pritet të jetë brenda javës tjetër, e cila do të jetë vendimtare” , u shpreh Guerra teksa fliste për urgjencën e COVID-19.

 

Nga ana tjetër, anëtari i komitetit ekzekutiv të OBSH-së, Walter Ricciardi theksoi se: “Nëse vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, dy ose tre javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për zgjidhjen.”

 

Deri më tani, në të gjithë botën janë shënuar në total 19,618 viktima dhe 435,374 të infektuar me COVID-19, ndërsa 111,878 janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *