Zyra qendrore e OSBE në Vjenë nëpërmjet një deklarate zyrtare të disa përfaqësuesve të saj të lartë ka dënuar dhunën e përdorur në protesten e 11 majit në Tiranë. OSBE deklaron se trazirat nuk bëjnë gjë tjetër vecse presin cdo shans për dialog. Në këtë reagim bëhet thirrje për të hartuar një platforme të brendshme për dialog jo vetëm mes partive politike por edhe shoqërise civile dhe akademike në mënyrë që të mos pengohen objektivatg strategjike të vendit.

 

Deklarata është firmosur nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajçák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (PA OSBE) Xhorxh Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i OSBE Roberto Montella.

 

Ata dënojnë gjithashtu edhe kërcënimet drejt Shefit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Boschardt.  Zyra e OSBE në Vjenë vijon më tek duke deklaruar se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një parakusht themelor i një shteti demokratik.

 

‘Institucionet e vendit janë gurët themelit të demokracisë dhe thelbësore për stabilitetin politik dhe sundimin e ligjit. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshme. Trazirat nuk janë zëvendësuese për angazhimin politik demokratik. Ata presin çdo shans për dialog – dhe për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë dhe qytetarëve të Shqipërisë që të tregojnë përgjegjësi, të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të veprojnë me përmbajtje. OSBE do të vazhdojë të mbështesë procesin demokratik në Shqipëri .Një shtrëngim i krizës në mënyrë të pashmangshme do të pengonte përparësitë strategjike të brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ka ardhur koha për të hartuar një platformë të brendshme për dialog, e cila përfshin të gjithë aktorët relevantë, duke përfshirë të gjitha palët, shoqërinë civile dhe akademinë, për të kapërcyer dallimet dhe për të punuar së bashku në interesin më të mirë të Shqipërisë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *