Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko po zhvillon një vizite në SHBA, me ftesë të Departamentit të Shtetit.

 

Në axhendën e kësaj vizite janë programet e shkëmbimit të eksperiencës në fushën e sundimit të ligjit si dhe ato për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

 

Kuko ka zhvilluar takime zyrtare në Byronë e Kundërterrorizmit, në  Byronë e Çështjeve Europiane si dhe në Departamentin e Sigurisë së Brendshme (Homeland Security).

 

Gjatë këtyre takimeve u rikonfirmua mbështetja amerikane ndaj vendit tonë për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

 

Po kështu u vlerësuan hapat e ndërmarra në fushën e hetimit të përbashkët si një dëshmi e bashkëpunimit konkret mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve.

 

Nga ana tjetër, palët ranë dakord për intensifikimin e programeve të asistencës në sistemet teknologjike dhe burimet njerëzore në fushën e hetimit të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *