Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Akuzat ndaj Olsi Ramës, reagon kryeminsitri: Bardhi iu shiti “sapunin për djathë” italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë

25 Prill 19:03

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social “X” i ka cilësuar shpifje të ulta dhe të pabazuara akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të tij Olsi Rama.

Reagimi i Ramës vjen menjëherë pas deklaratës zyrtare të SPAK ku thuhet se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë kallëzim për Olsi Ramën, siç ka pretenduar në media.

Gjithashtu në reagimin e tij kryeministri Rama thekson se me të njëjtat shpifje Gazment Bardhi ushqeu edhe emisionin e turpshëm për Shqipërinë të transmetuar në Rai 3, ku edhe këtë herë opozitarët shqiptarë ju shitën “sapunin për djathë” atyre gazetarëve që nuk bërën as më të voglin investigim.

Postimi i Ramës

“Kam bërë kallzim” po kallzim s’paska bërë thotë SPAK-u, ndërkohë që kallzimi që s’qenka bërë iu është shitur si sapun për djathë italianëve të atij emisionit të turpshëm për Shqipërinë, të cilëve letrat e kallzimit inekzistent të ulëritur në parlament u janë ofruar si akte gjyqësore!

Hajde hajde ç’vete!

Për të sulmuar Shqipërinë me duart e të huajve, ky soj shqiposh ka që në vitin 1912 që nuk le poshtërsi, sajesë, hile e gënjeshtër pa e nxjerrë jashtë kufijve të këtij vendi, po kjo historia e kallzimit të pakallzuar për t’i shpëtuar rrezikut të dënimit për kallzim të rremë është një nivel i ri pafytyrësie karshi publikut shqiptar, se palo burra që hedhin gurin e fshehin dorën ka parë plot kjo tokë, po soj burri që të ngrejë dorën sikur ka hedhur gurin, duke u hakërryer si të kishte vrarë shtatë zogj me atë gur që s’paska ekzistuar fare, nuk na kishin zënë akoma sytë!

S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur. Po s’ka shans që kjo gënjeshtër me fustan të shkurtër të mbetet pa dalë cullak faqe shqiptarëve, siç po dalin shpejt e shpejt cullak faqe italianëve edhe gënjeshtrat që ky soj shqiposh pa atdhe ia dha autorëve të atij emisionit skandaloz, për të kthyer në Itali kohën e vdekur kur Shqipëria ishte vend i zi dhe shqiptarët ishin delet e zeza të Europës!

Ta harrojë kush e tenton, ajo kohë nuk kthehet më se Shqipërisë dhe shqiptarëve s’u drejtohet dot më askush si të ishin jetimë pa identitet e pa gojë🇦🇱

/Vizionplus.tv/

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Akuzat bardhi olsi rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Motori përplaset me një kamion në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagoset rëndë 34-vjeçari! Transportohet me helikopter drejt Tiranës

më shumë...

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’ më akuzojnë se po sulmoj popullin!

më shumë...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeç...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.