Subscribe

Ministria e mjedisit ka gati strategjinë e re per menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve. Në një intervistë për Vizion Plus, zv. Ministrja Ornela Çuçi, thotë se dokumenti sjell ndryshime te medha ne menyren se si do te trajtohen masivet pyjore.

 

Ka shume vite ne Shqipëri që nuk eshte nderrmare nje inventar per nje te ditur se ku jane pyjet. Te paktën që nga 2003 nuk ka nje dokument strategjik I cili te tregoje cfare duhet te bëjmë me pyjet. Problemet tona jane te prekshme. Kjo nuk eshte nje politike që e ka marre ministria por eshte nga te gjithe inxhinieret, per te konsultuar verete problemet që kanë pyjet por nga ana tjeter me kete ndryshim që pritet te behet, jo vetëm në legjislacion por edhe ne infrastrukture, me krijimin e Agjencisë Kombëtare te Pyjeve, presim që çdo mbjellje te ketë efekt.

 

Aktualisht pyjet janë nën administrimin e pushtetit Lokal por sipas ÇuÇit krijimi i agjencisë Kombëtare do te garantoje mbrojtjen e tyre.

 

Agjencia ka një rol koordinues nga njera ana, me legjislacionin e ri, pasi ne kuadër te decentralizimit pyjet kane qene nen administrimin e bashkive por menaxhimi dhe mbroja e tyre. Ne kete mënyre u pa efektive krijimin i kësaj agjencie, e cila do te duhet te zbatoje këto politika dhe te shikoje menaxhimin e pyjeve ne bashki. Qëllimi i kesaj agjencie është që të koordinojë që të gjitha bashkitë të menaxhojnë në mënyrë të saktë.

 

Ndërkohë ministria është duke i kushtuar vëmendje te veçante shndërrimit te parqeve kombëtare ne alternative turistike. Kjo pasi zonat e mbrojtura kane potenciale te mëdha te pashfrytëzuara.

 

Është ngritur një grup pune midis 4 ministrive mes të cilave është edhe Ministria e Brendshme, me urdhër te kryeministrit Rama per të marrë në inspektim çdo ndërtim që është bërë në zonat e mbrojtura. Grupi i punës do të vijojë më tej për të parë se kush janë zonat më problematike dhe më emergjente. Kjo nuk është nje situate që ka ndodhur tani po shume me pare. Nuk ka firmën e ketij ministrit dhe as të paraardhësit ndonjëherë por ka firmën e ministrave dhe qeverive që kanë qenë vazhdimisht në këtë vend, por a ardhur koha te kuptojmë që natyra shqiptare është aseti me i madh qe ne kemi dhe si te tille ne jemi te vendosur që ta mbrojmë deri ne fund. Natyrisht që ne nuk duam të dëmtojmë ekonominë shqiptare, por ekonomia më e mirë që mund te kete zhvillim Shqipëria është ekonomia që ka të bëje me natyrën.

 

Nga ana tjeter fushata e mbjelljeve te fidanëve vijon ne te gjithe vendin. Por risia ketë vit është se po përzgjidhen peme qe kane jetëgjatësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *